Shtëpia e Bardhë njoftoi se testi i presidentit të SHBA-së, Joe Biden, ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre, publikoi një deklaratë me shkrim lidhur me gjendjen shëndetësore të presidentit Biden.
Në deklaratë u theksua se Biden ka vaksinën e COVID-19 dhe për këtë arsye shfaqte simptoma të buta, ndërsa izolimi i presidentit do të bëhet në Delaware.
Më tej në deklaratë thuhet se Biden u testua pas aktivitetit në Las Vegas dhe testi i tij COVID-19 rezultoi pozitiv.
Biden, sipas deklaratës, do të vazhdojë detyrat e tij në Delaware, ndërsa Shtëpia e Bardhë do të ndajë shpesh gjendjen e përditësuar të presidentit.
Në deklaratë gjithashtu mori pjesë edhe shënimi i mjekut të Bidenit.
Në shënim thuhet se presidenti erdhi me simptoma të infeksionit të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes ndërsa ethet dhe pulsi i tij ishin normale.
Më tej, theksohet se Bidenit i është dhënë "Paxlovid".