Kanali franko-gjerman bën propagandë për organizatën terroriste PKK / Photo: AA

Në kanalin e përbashkët televiziv franko-gjerman ARTE është propaganduar për organizatën terroriste PKK.

Në kanalin ARTE u transmetua një dokumentar i titulluar "PKK-ja në Evropë: Luftë e armatosur apo terrorizëm?".

Në dokumentar, ku kanali televiziv bën propagandë për organizatën terroriste PKK, përfshinte edhe një intervistë me ish-senatorin, Laurence Cohen nga Partia Komuniste e Francës (PCF).

Gjithashtu në dokumentarin në të cilin u intervistuan shumë lider të organizatës terroriste në Evropë, përfshinte gjithashtu intervista me Şahin Polat, bashkëkryetar i Këshillit Demokratik Kurd (CDK-F), i cili është struktura ombrellë e grupeve të lidhura me PKK/KCK-në në Francë dhe zëdhënësen e CDK-F, Berivan Fırat, ku ata mbronin këto lidhje të organizatës.

Dokumentari shpjegon se si PKK/KCK-ja financohet në Francë dhe mbarë Evropën ndërsa u theksua se organizatës terroriste çdo vit nga mbarë Evropa i mundësohet financim prej rreth 20 milionë eurosh.


AA