Trazira në Francë pas fitores ndaj Marokut, një viktimë shumë të arrestuar. / Photo: AA

Një djalosh 14 vjeçar ka humbur jetën mbrëmë në Francë, si rezultat i trazirave që shpërthyen pasu Franca arriti fitore në gjysmëfinalen e Kupës së Botës kundër kombëtares së Marokut. Rastin në fjalë e kanë konfirmuar autoritetet franceze të cilët kanë paralajamëruar zhvillimin urgjent të hetimeve. Raportohet se rasti ka ndodhur pasi një makinë dhunshëm e ka goditur djaloshin në qytetin e Montepllier. Si pasojë i këtyre incidenteve më shumë se 120 persona janë arrestuar në Paris dhe qytetet e tjera të Francës.

Autoritetet e sigurisë franceze paraprakisht ishin përgatitur dhe kishin mobilizuar 10 mijë nëpunës policorë, prej të cilëve 5 mijë ishin të përqendruar në qytetin e Parisit dhe rrethinës.

Por, përkundër masave të ndërmarra, tifozët marokenë u përballën me sulme verbale dhe fizike nga disa grupe të ekstremit të djathtë.

Të paktën 115 persona u arrestuan në total në Paris dhe zonat përreth tij, njoftuan mediat lokale.

Mes tyre ishin 40 të dyshuar të së djathtës ekstreme që po përpiqeshin të arrinin në Champs-Elysees, pika më e ngarkuar e kryeqytetit që ishte e mbushur me tifozë futbolli, thuhet në raportet.

Dhuna u raportua gjithashtu në qytetet kryesore si Lioni, Nice dhe Montpellier.

Mediat franceze raportojne se të paktën gjashtë persona, përfshirë dy anëtarë të një grupi të krahut të djathtë, u arrestuan pas një përleshjeje mes tifozëve rivalë në Lyon.

Deputeti francez Thomas Portes dënoi "sulmet e planifikuara" dhe "dhunën raciste" kundër tifozëve marokenë.

“Jemi pranë një tragjedie. Duhet të reagojmë”, ka shkruar ai në Twitter.

https://të itter.com/Portes_Thomas/status/1603164794944643072

Antoine Leaument, një tjetër parlamentar, tha se "fashistët ... duke bërtitur komente raciste" sulmuan tifozët marokenë në Nice.

TRT Balkan / agjencitë