Kina ndalon iPhone-n dhe markat e tjera të huaja për zyrtarët e saj

Kina ndalon iPhone-n dhe markat e tjera të huaja për zyrtarët e saj

Ndalimi i raportuar thuhet se rrjedh nga shqetësimet e sigurisë kibernetike.
Kina ndalon iPhone-n dhe markat e tjera të huaja për zyrtarët e saj / Foto: AA

Kina ka urdhëruar zyrtarët e saj të qeverisë që të braktisin përdorimin e pajisjeve të markës së huaj, duke përfshirë iPhone, si përgjigje ndaj shqetësimeve të supozuara të sigurisë kibernetike, pohoi një raport mediatik të mërkurën.

"Në javët e fundit, zyrtarët u udhëzuan (të mos përdorin pajisjet) nga eprorët e tyre në kanalet e komunikimit në vendin e punës, si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të Pekinit për të reduktuar mbështetjen në teknologjinë e huaj, për të rritur sigurinë kibernetike dhe për të kufizuar rrjedhën e të dhënave të ndjeshme përtej kufijve të Kinës”, raportoi Wall Street Journal, duke cituar njerëz të paidentifikuar të njohur me këtë çështje.

Raporti nuk mund të verifikohej në mënyrë të pavarur dhe as nuk pati ndonjë reagim zyrtar nga autoritetet kineze ose iPhone.

Apple gjeneron rreth 19% të të ardhurave të saj nga Kina, tregu i saj i dytë më i madh pas ShBA-së.

Lëvizja e Pekinit vjen pasi zyrtarët amerikanë, në nivel federal dhe shtetëror, kanë kufizuar gjithashtu përdorimin e pajisjeve kineze duke përfshirë ato nga Huawei si dhe gjigantin e mediave sociale TikTok.

AA