SHBA-të duhet të respektojnë parimin e Një Kine.     Foto: Reuters

Presidenti i Kinës Xi Jinping ka paralajmëruar homologun e tij amerikan Joe Bide “të mos luajë me zjarrin” lidhur me Tajvanin. Një vërejtje të tillë presidenti kinez e ka bërë gjatë bisedës telefonike që zhvilloi me presidentin e SHBA-së, mbi marrëdhëniet dypalëshe të dy shteteve.
“Ata që luajnë me zjarrin do të zhduken prej tij”, i ka thënë Xi, Biden-it në lidhje me Tajvanin, sipas një deklarate të postuar në faqen e internetit të ministrisë së Jashtme të Kinës.
Sipas presidentit Xi Jinping, Shtetet e Bashkuara duhet të respektojnë parimin e Një Kine (i cili njeh Pekinin si qeverinë e vetme të Kinës).
Pekini e konsideron Tajvanin si “provincën e tij të shkëputur”, ndërsa Taipei ka këmbëngulur për pavarësinë e tij që nga viti 1949.
Xi ka thënë se përfundimet historike të çështjes së Tajvanit janë të qarta, dhe po ashtu edhe fakti dhe status quo-ja që të dyja anët e ngushticës së Tajvanit i përkasin të njëjtës Kinë.

“Kina kundërshton me vendosmëri lëvizjet separatiste drejt ‘pavarësisë së Tajvanit’ dhe ndërhyrjes nga forcat e jashtme dhe kurrë nuk u lejon hapësirë forcave të ‘pavarësisë së Tajvanit’ në çfarëdo forme”, ka deklaruar presidenti kinez.
Pekini është zemëruar nga një vizitë e planifikuar në Tajvan nga kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi.
Në një konferencë më herët gjatë ditës, Zhao Lijian, zëdhënës i ministrisë së Jashtme të Kinës, përsëriti “kundërshtimin e vendosur” të Pekinit ndaj vizitës së mundshme.

AA