Kina vendos tarifa 10 deri në 15 për qind për disa produkte amerikane / Photo: AA

Autoritetet kineze kanë njoftuar se javën e ardhshme do të vendosin tarifa për disa produkte amerikane.

Pekini do të vendosë tarifa prej dhjetë deri në 15 për qind për disa produkte amerikane duke filluar nga 10 shkurti, raporton South China Morning Post.

Ndërkohë, Administrata Shtetërore e Kinës për Rregullimin e Tregut njoftoi se ka nisur një hetim zyrtar ndaj gjigantit amerikan të teknologjisë Google me dyshimin për shkelje të ligjit kinez antitrust.

Këto lëvizje nga Kina erdhën pasi presidenti amerikan Donald Trump vendosi një tarifë dhjetë për qind për importet nga Kina.

AA