Vetoja e ShBA-së në Këshillin e Sigurimit të OKB-së kundër një armëpushimi e ka shtyrë enklavën e rrethuar të Gazës në një "situatë më të rrezikshme", paralajmëroi Kina të mërkurën.
“Kina votoi në favor të një projektrezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që do të kërkonte një armëpushim të menjëhershëm humanitar në Gaza”, tha Mao Ning, zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme të Kinës.
Shtetet e Bashkuara vendosën veton "të vetëm, duke e shtyrë situatën në Gaza në një situatë më të rrezikshme", tha ajo.
“Të gjitha palët përkatëse, përfshirë Kinën, shprehën zhgënjim të fortë”, theksoi Mao.
ShBA-ja të martën vuri veton ndaj përpjekjes së fundit në Këshill për të kërkuar një armëpushim të menjëhershëm humanitar në Rripin e rrethuar të Gazës, ku numri zyrtar i të vdekurve po i afrohet me shpejtësi 30.000.
Projektrezoluta e paraqitur nga Algjeria, mori mbështetje të gjerë në këshill, me 13 nga 15 shtetet anëtare të saj që votuan pro. ShBA-ja ishte vendi i vetëm që votoi kundër saj dhe si anëtare e përhershme e këshillit, opozita e saj e bllokoi rezolutën. Mbretëria e Bashkuar, një tjetër anëtare e përhershme, abstenoi.
I dërguari më i lartë i Kinës në OKB Zhang Jun tha: “Rezultati i votimit të sotëm tregon qartë se për çështjen e armëpushimit për të ndalur luftën në Gaza nuk është se Këshilli i Sigurimit nuk ka një konsensus të gjithëmbarshëm, por përkundrazi, është ushtrimi i vetos nga Shtetet e Bashkuara, ai që prish konsensusin e Këshillit.””
“Vetoja e ShBA-së dërgon një mesazh të gabuar, duke e shtyrë situatën në Gaza në një situatë më të rrezikshme”, shtoi ai.