Koreja e Jugut ka lançuar anijen e parë kozmike në hapësirë ndërsa kontakti është realizuar pas 90 minutash.
“Korea Pathfinder Lunar Orbiter” (KPLO), i njohur edhe si “Danuri” nga raketa Falcon 9 e kompanisë amerikane SpaceX, është nisur nga Cape Carnival, në shtetin amerikan të Floridës.
Rreth 180 milionë dollarë u shpenzuan për anijen kozmike, e cila u zhvillua nga Instituti korean për aviacion dhe hulumtime të hapësirës.
Anija kozmike bëri kontaktin e parë me stacionin në Canberra, Australi, rreth 90 minuta pasi u nis nga Cape Carnival, njoftoi agjencia e lajmeve Yonhap, duke cituar një deklaratë nga Ministria e Shkencës, Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit.
Lançimi u planifikua për të mërkurën, por u prolongua për shkak të disa vështirësive të caktuara.
Danur është misioni i parë hapësinor i Koresë së Jugut jashtë orbitës tokësore.
Koreja e Jugut raketën hapësinore të prodhimit vendor e lançoi në qershor, pas tentimit të pasuksesshëm në tetor vitin e kaluar.
5 Gus 2022
Koreja e Jugut filloi misionin e parë të hulumtimit në Hënë
Rreth 180 milionë dollarë u shpenzuan për anijen kozmike “Korea Pathfinder Lunar Orbiter”
AA
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
GOP-i kërcënon se do të përdorë Gardën Kombëtare ndaj protestave studentore
Protestat propalestineze vazhdojnë të trondisin universitetet amerikane, duke e detyruar Shtëpinë e Bardhë të përsërisë qëndrimin e Bidenit për lirinë e fjalës, por gjithashtu duke nxitur sugjerime se trupat e Gardës Kombëtare mund të futen brenda.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore