Koreja e Jugut shpall "ligjin ushtarak" në vend         / Foto: AA

Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, shpalli "ligjin ushtarak" në vend duke deklaruar se opozita ishte e përfshirë në "aktivitete antishtetërore".

Sipas lajmit të "Yonhap", presidenti Yoon në një deklaratë në një kanal televiziv akuzoi opozitën për "përfshirje në aktivitete kundër shtetit".

Pasi njoftoi se në vend u shpall "ligji ushtarak", Yoon theksoi se "ligji ushtarak synon të eliminojë forcat pro Koresë së Veriut dhe të mbrojë rendin kushtetues".

Thuhet se ky vendim i presidentit koreanojugor erdhi pasi Partia Demokratike në opozitë hodhi poshtë projektligjin e buxhetit në komisionin parlamentar të buxhetit dhe paraqiti mocione për shpërdorim detyre ndaj kontrollit të shtetit dhe prokurorit të përgjithshëm.

Ndërkohë në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes të Koresë së Jugut, komandantëve në ushtri iu dha udhëzimi për mbledhje dhe u bë thirrje për gatishmëri.

Pas shpalljes së ligjit ushtarak, opozita kryesore në vend thirri deputetët e saj në Kuvendin Kombëtar.

TRT Balkan / agjencitë