Polonia do të prodhojë më shumë se 800 tanke të Koresë së Jugut K2 për ushtrinë e saj, njoftoi të enjten ministri polak i Mbrojtjes, Mariusz Blaszczak.
"Nga 1.000 tanke për të cilat kemi nënshkruar marrëveshje me Seulin, 180 do të blihen drejtpërdrejt nga vendi i prodhimit, Koreja e Jugut, dhe pjesa tjetër, 820, do të prodhohen në Poloni", tha Blaszczak gjatë një vizite në fabrikën ushtarake në Poznan ku do të prodhohen tanket.
Blaszczak tha se në fabrikën e makinave ushtarake në Poznan do të bëhet servisimi, riparimi dhe prodhimi i tankeve K2.
Ai theksoi se grupi i parë prej 180 tankesh, i cili mbërriti në dhjetor të vitit të kaluar, është tashmë funksional në divizionin e mekanizuar në verilindje të Polonisë
TRT Balkan / agjencitë