Vlladimir Putin fitoi 87,32 për qind të votave në zgjedhjet presidenciale treditore në Rusi, pas numërimit të 99,75 për qind të votave, tha të hënën Ella Pamfilova, presidentja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Rusi.
Pamfilova deklaroi në një konferencë për shtyp në Moskë se Putin mori 75,9 milionë vota në zgjedhje.
Ajo shtoi se 87,1 milionë njerëz votuan në zgjedhje, që përfaqëson një pjesëmarrje rekord prej 77,44 përqind, duke tejkaluar nivelin më të lartë të mëparshëm prej 74,66 përqind në zgjedhjet presidenciale të vitit 1991.
Pamfilova shtoi se më shumë se 12 milionë sulme kibernetike DDoS janë kryer mbi burimet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve gjatë periudhës treditore të votimit.
Ajo theksoi se kundërshtari i Putinit, Nikollai Kharitonov, i cili mbështetet nga Partia Komuniste e Rusisë, ka marrë 4,3 për qind të votave, ndërsa Vlladisllav Davankov nga Partia e Re Popullore ka marrë 3,84 për qind. Kandidati i Partisë Liberal Demokratike të Rusisë, Leonid Slutsky, pason me 3,21 për qind të votave.
Më 21 mars, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të përmbledhë rezultatet e zgjedhjeve presidenciale.