Kryeministri grek i kërkon BE-së t'i rrit fondet për mbrojtjen e përbashkët. / Photo: AA Archive

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, i kërkoi Bashkimit Evropian (BE) të ndajë më shumë mjete për një program të përbashkët të mbrojtjes.

Duke folur para fillimit të Samitit të Liderëve të BE-së që mbahet në Bruksel, kryeqytetin e Belgjikës, Mitsotakis bëri një vlerësim lidhur me agjendën e samitit.

Mitsotakis deklaroi se forcat gjeopolitike dhe mbrojtëse të BE-së duhet të rriten në mënyrë të tillë që të mund të eliminojnë vetë çdo kërcënim me të cilin mund të përballet, duke shtuar:

"Unë mendoj që Evropa duhet patjetër të ndajë më shumë mjete për mbrojtjen e përbashkët", tha Mitsotakis.

TRT Balkan / agjencitë