KS i OKB-së shtyn sërish votimin për ndihmë humanitare në Gaza      / Foto: AA

Këshilli i Sigurimit i OKB-së shtyu të enjten për herë të katërt këtë javë votimin mbi një projektrezolutë për ndihmë humanitare për Rripin e Gazës.

Këshilli prej 15 anëtarësh pritet të mblidhet të premten për të votuar mbi rezolutën e shkruar nga Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), e cila thuhet se bën thirrje për "hapa urgjente" për të lejuar dërgimin e sigurt dhe të papenguar të ndihmave për civilët e goditur në Gaza.

Negociatat intensive me dyer të mbyllura janë zhvilluar gjatë gjithë javës nga Këshilli për të shmangur veton e ShBA-së.

Pas takimit për situatën në Lindjen e Mesme, përfaqësuesja e ShBA-së në OKB, Linda Thomas-Greenfield, u tha gazetarëve se Këshilli është "gati" të votojë mbi projekt-rezolutën.

"Unë thjesht dua të ndaj me ju se ne kemi punuar shumë dhe me zell gjatë javës së kaluar me Emiratet, me të tjerët, me Egjiptin, për të dalë me një rezolutë që ne mund ta mbështesim. Dhe ne e kemi atë rezolutë tani”, tha ajo, por pa dhënë informacion se si do të votonte.

Izraeli nisi sulme intensive ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës pas një sulmi ndërkufitar nga grupi palestinez Hamas më 7 tetor.

Numri zyrtar i të vdekurve në Izrael është 1.200.

AA