Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka këmbëngulur për pavarësinë e Evropës nga ShBA-ja në politikën e saj në Tajvan.
Macron foli për mediat pas vizitës së tij 3-ditore në Kinë.
Siç raporton gazeta franceze ‘Les Echos’, Macron tha se Evropa duhet të reduktojë varësinë nga ShBA-ja në politikën e saj Kinë-Tajvan.
Presidenti francez theksoi autonominë strategjike të Evropës dhe theksoi se do të ishte e rrezikshme që kontinenti evropian ta gjente veten të zvarritur në kriza që nuk janë të tija.
Për presidenti Macron, autonomia strategjike është të pranosh mosmarrëveshje me ShBA-në, por të kesh një strategji evropiane për Ukrainën, Kinën ose sanksionet.
“Gjëja më e keqe për ta menduar do të ishte se ne evropianët duhet të jemi ndjekës në këtë temë dhe të përshtatemi me ritmin amerikan dhe reagimin e tepruar kinez”, u shpreh ai.
Macron shtoi se “çelësi për t’u varur më pak nga amerikanët është të forcojmë industrinë tonë të mbrojtjes dhe të biem dakord për standardet e përbashkëta”.
Presidenti francez po ashtu tha se Evropa nuk ka burime fosile dhe se lufta në 10 deri në 15 vitet e ardhshme do të jetë energjitë bërthamore dhe të rinovueshme, si dhe maturia e energjisë.