Mijëra palestinezë të zhvendosur jetojnë në tenda në kufi me Egjiptin / Foto: AA

Pas sulmit të ushtrisë izraelite në Rripin e bllokuar të Gazës më 7 tetor, mijëra familje palestineze u detyruan të linin shtëpitë e tyre dhe të strehoheshin në qytetin Rafah në jug të Gazës.

Palestinezët kanë ngritur tenda në përgjatë murit në kufirin me Egjiptin, duke shpresuar të mbrohen nga sulmet e mundshme izraelite në zonë.

Familjet palestineze, duke u përpjekur të ngrohen nga zjarri që ndezën para çadrave të tyre, po përpiqen të mbijetojnë në kushte të vështira.

Para sulmeve izraelite, më pak se 330.000 njerëz jetonin në qytetin e Rafahut, megjithatë, tani ka rreth 1,5 milion palestinezë që ikin nga sulmet izraelite në këtë zonë të Gazës së rrethuar.

Paralajmërimet janë se një sulm i mundshëm ushtarak në shkallë të gjerë në Rafah nga Izraeli, i cili po gjykohet për gjenocid, "do të jetë një katastrofë" për gati 1,5 milion civilë që janë strehuar në rajon.

AA