Mike Johnson rizgjidhet kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së / Photo: AA

Republikani Mike Johnson u rizgjodh kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së në votimin e parë me 218 vota pro dhe 215 vota kundër.

Përbërja e 119-të e posazgjedhur e Kongresit filloi punën, teksa republikanët kanë kontroll të plotë në të dy dhomat për herë të parë që nga viti 2019.

Pas betimit zyrtar të anëtarëve të rinj, pika e parë në rendin e ditës në Dhomën e Përfaqësuesve ishte zgjedhja e një kryetari.

Menjëherë pas zgjedhjeve të 5 nëntorit, Johnson u propozua unanimisht nga partia e tij për të mbajtur pozitën.

TRT Balkan / agjencitë