Euro-Med Human Rights Monitor u ka kërkuar organizatave ndërkombëtare dhe të OKB-së që të shpallin zyrtarisht zinë e bukës në veri të Gazës, ku ndihmat dhe mallrat janë bllokuar të arrijnë qindra mijëra banorë për më shumë se 50 ditë.
“Duke pasur parasysh se Izraeli ka bllokuar hyrjen e mallrave dhe ndihmave për qindra mijëra banorë të rrethuar në Rripin verior të Gazës për më shumë se 50 ditë tani, organizatat përkatëse ndërkombëtare dhe të OKB-së duhet të shpallin zyrtarisht zinë e bukës në rajon”, thuhet në njoftimin e organizatës së pavarur me seli në Gjenevë.
"Përdorimi i urisë nga Izraeli si armë është një komponent i gjenocidit të vazhdueshëm në Rripin e Gazës, i cili gjithashtu përfshin vrasje masive dhe zhvendosje të detyruar", thotë Euro-Med Human Rights Monitor.