Miliarderi amerikan Elon Musk pretendon se Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) "financoi kërkimin e armëve biologjike, siç është pandemia e COVID-19 që çoi në vdekjen e miliona njerëzve".
Lidhur me çështjen e USAID-it që është në rend dite kohëve të fundit, Musk bëri një postim në llogarinë e tij në rrjetin social X.
"A e dini se USAID përdor taksat tuaja për të financuar kërkimin e armëve biologjike, përfshirë COVID-19, i cili ka shkaktuar vdekjen e miliona njerëzve?", shkroi Musk.
Ai e akuzon USAID-in, përmes Grupit amerikan të EcoHealth Alliance Group, për dërgimin e miliona dollarëve në laboratorët në Wuhan, Kinë, ku pretendohet se është prodhuar pandemia e COVID-19.
Sipas tij, COVID-19 është një armë biologjike, ndërsa pretendoi se USAID ka ofruar mbështetje financiare për këtë kërkime.
Musk edhe më parë kishte bërë postime në lidhje me USAID-in, duke e akuzuar agjencinë se ishte "e keqe" dhe "një vatër e marksistëve radikalë të majtë që e urrejnë Amerikën".
Ndërkaq, në lajmet e publikuara në mediat amerikane pretendohej se presidenti amerikan Donald Trump po përgatiste një urdhër ekzekutiv që do të lidhte USAID-in me Departamentin amerikan të Shtetit.
Më tej, në këto lajme thuhej se urdhri ekzekutiv i Trumpit, i cili do të lidhte USAID-in me Departamentin amerikan të Shtetit, do të zvogëlonte stafin e USAID-it, i cili ka 10 mijë punonjës dhe një buxhet prej 40 miliardë dollarësh dhe do të kufizonte autonominë e agjencisë.
Theksohet se administratorët e USAID-it që shkaktuan probleme me aksesin e Departamentin e Efikasitetit të Qeverisë (DOGE), në të dhënat e USAID-it u dërguan në leje administrative.
Gjithashtu, gjithë ndihma e huaj e financuar nga Departamenti amerikan i Shtetit dhe USAID u ndërpre më 27 janar.