Në sulmet izraelite në jug të Gazës u vranë 13 civilë, shumica fëmijë

Në sulmet izraelite në jug të Gazës u vranë 13 civilë, shumica fëmijë

Izraeli ka shtuar sulmet ndaj qytetit Khan Younis në jug të Rripit të Gazës.
Në sulmet izraelite në jug të Gazës u vranë 13 civilë, shumica fëmijë / Photo: AA

Në sulmet e ushtrisë izraelite në Rripin e bllokuar të Gazës në orët e para të mëngjesit u vranë 13 civilë, shumica fëmijë, dhe dhjetëra të tjerë u plagosën.

Në lajmin e agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve WAFA, thuhet se Izraeli ka shtuar sulmet ndaj qytetit Khan Younis në jug të Rripit të Gazës.

Në lajm thuhet se në sulmet e ushtrisë izraelite në Khan Yunus kanë mbetur të vrarë 10 civilë, kryesisht fëmijë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur, si dhe nga bombardimet e kryera me avionë luftarakë në mëngjes kanë vdekur tre persona mes tyre një fëmijë dhe janë plagosur disa të tjerë.

Në lajm theksohet se një shtëpi u bombardua në rajonin Al-Mawasi në pjesën perëndimore të Khan Younis dhe se ushtria izraelite shtoi sulmet ajrore dhe tokësore në shumë zona të qytetit Khan Younis.

TRT Balkan / agjencitë