Nis punën Forumi Ekonomik Botëror në Davos.     / Foto: AA

Nën temën “Bashkëpunimi në një botë të fragmentuar”, figurat kryesore që formësojnë politikën globale dhe botën e biznesit do të marrin pjesë në takimin e 53-të vjetor të Forumit Ekonomik Botëror (WEF), në Davos-Klosters, Zvicër.

Takimi, i cili fllon sot dhe do të zgjasë deri më 20 janar, do të mbledhë së bashku më shumë se 2.700 liderë nga 130 vende, duke përfshirë 50 krerë shtetesh ose qeverish, pasi krizat e shumta thellojnë ndarjet dhe copëtojnë peizazhin gjeopolitik.

Këtë vit do të ketë gjithashtu pjesëmarrjen më të lartë të biznesit në Davos, me më shumë se 370 figura publike nga qeveritë dhe organizatat ndërkombëtare, dhe më shumë se 1.500 liderë biznesi dhe 90 novatorë.

Në takim do të marrin pjesë edhe 56 ministra të financave, 19 krerët bankash qendrore, 30 ministra të tregtisë dhe 35 ministra të jashtëm.

Ndër udhëheqësit kryesorë politikë që marrin pjesë në samit janë kancelari gjerman Olaf Scholz, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, presidentja e Komisionit Evropian Roberta Metsola, kryeministrja finlandeze Sanna Marin, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis dhe presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev.

Në resortin zviceran të skive do të marrin pjesë edhe krerët e Spanjës, të Filipineve, të Afrikës së Jugut dhe të Koresë së Jugut.

I dërguari i ShBA-së për klimën John Kerry, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, kreu i Bankës Qendrore Evropiane Christine Lagarde, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres, Drejtoresha Menaxhuese e FMN-së Kristalina Georgieva, dhe ekonomisti turk dhe eksperti i energjisë Fatih Birol, drejtori ekzekutiv i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, do të marrin pjesë në ngjarje.

Pjesë e këtij takimi, siç raportohet, pritet të jenë edhe disa liderë nga Ballkani Perëndimor, përfshirë kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, presidenten e Kosovës Vjosa Osmani dhe presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Laurence Fink, drejtori ekzekutiv i BlackRock, një kompani amerikane e investimeve shumëkombëshe, do të jetë gjithashtu i pranishëm.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se qeveria e tij po përgatitet të marrë pjesë në Davos, duke shtuar se ai ka qenë në kontakt me Fink për përpjekjet e rindërtimit pas përfundimit të luftës së vazhdueshme, e cila do të hyjë në muajin e saj të 12-të.

“Specialistët e kësaj kompanie tashmë po ndihmojnë Ukrainën për të strukturuar fondin për rindërtimin e shtetit tonë”, tha Zelenskyy, i cili pati një video-telefonatë me Finkun në shtator, tha ai në një fjalim drejtuar kombit.

Ku po shkon globalizimi?

“Ku po shkon globalizimi?” është pyetja më e madhe në të cilën do të fokusohet forumi i Davosit pasi traumat e COVID-19 dhe lufta e vazhdueshme Rusi-Ukrainë kanë bindur disa se epokës së afërt të globalizimit po i vjen fundi.

Në këtë kontekst, konferenca duket e vendosur të vlerësojë ndërprerjet sistematike dhe të vazhdojë avokimin e saj për globalizimin.

Tradicionalisht është i shqetësuar me dështimet e globalizimit, por mes ndikimit të vazhdueshëm të COVID-19, ndryshimeve klimatike dhe luftës së vazhdueshme, efekti i tij ka qenë në një rënie të përditshme.

TRT Balkan / agjencitë