Shteti më i populluar gjerman North Rhine-Westphalia ka shpallur emergjencë financiare për këtë vit dhe vitin e ardhshëm për shkak të krizës në rritje të energjisë.
Ky hap për qeverinë e shtetit, të udhëhequr nga koalicioni i kristian-demokratëve dhe të gjelbërve, ishte i nevojshëm për t’iu shmangur një ligji për të marrë më shumë kredi.
Sipas transmetuesit publik ‘WDR’, shteti do të duhet të marrë kredi të reja me vlerë 5 miliardë euro për të adresuar atë që qeveria e ka quajtur "emergjencë të jashtëzakonshme".
Fondet do të përdoren për një paketë shpëtimi për shtetin North Rhine-WestPhalia, e cila është shtëpi e një numri veçanërisht të madh të industrive me energji intensive.
Vetëm dy shtete të tjera gjermane, Bremen dhe Mecklenburg-Wester Pomerania, deri më tani kanë ndërmarrë një hap të ngjashëm.
Qeveria e shtetit North Rhine-Westphalia fillimisht dëshironte të përdorë paratë e mbetura në fondin e shpëtimit për pandeminë e koronavirusit COVID-19, por plani u konsiderua jokushtetues nga zyra e revizionit të shtetit.
30 Nën 2022
North Rhine-Westphalia në Gjermani shpalli emergjencë financiare
Bazuar në transmetuesin publik ‘WDR’, shteti do të duhet të marrë kredi të reja me vlerë 5 miliardë euro për të adresuar atë që qeveria e ka quajtur "emergjencë të jashtëzakonshme".
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
I zgjedhuri i Trumpit për shef të drejtësisë tërhiqet nga nominimi
Gaetz ishte në Kongresin Amerikan të mërkurën për t’u ulur me senatorët që ishin kyç për konfirmimin e tij për të udhëhequr Departamentin e Drejtësisë por pranoi se emërimi i tij është bërë një “shpërqendrim” për ekipin e tranzicionit të Trumpit.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore