Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 29.092, me 69.028 të tjerë të plagosur.    /Foto: AP

Numri i palestinezëve të vdekur nga ofensiva e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori është rritur në 29,092, tha të hënën Ministria e Shëndetësisë në enklavën e rrethuar palestineze.

Në një deklaratë, ministria tha se 69.028 të tjerë u plagosën gjithashtu në sulmin e vazhdueshëm.

Nga ministria shtuan se në 24 orët e fundit, forcat izraelite vranë 107 persona dhe plagosën 145 të tjerë.

"Shumë njerëz janë ende të bllokuar nën rrënoja dhe në rrugë dhe ekipi i shpëtimit nuk mund të arrijë deri tek ta," shtuan nga ministria.

Izraeli ka goditur Rripin e Gazës që nga sulmi ndërkufitar i papritur i grupit palestinez Hamas në tetor, në të cilin besohet se janë vrarë rreth 1.200 izraelitë.

Sipas OKB-së, lufta izraelite në Gaza ka shtyrë 85% të popullsisë së territorit në zhvendosje të brendshme mes mungesës akute të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve, ndërsa 60% e infrastrukturës së enklavës është dëmtuar ose shkatërruar.

Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila në një vendim të përkohshëm në janar urdhëroi Tel Avivin të ndalojë aktet gjenocidale dhe të marrë masa për të garantuar ofrimin e ndihmës humanitare për civilët në Gaza.

TRT Balkan / agjencitë