Numri i të vdekurve në Gaza kalon 40.800 mes sulmeve izraelite.     /Foto: AA

Të paktën 33 palestinezë të tjerë u vranë në sulmet e pamëshirshme izraelite në Rripin e Gazës, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve që nga 7 tetori, në 40.819, tha të martën ministria e Shëndetësisë në territorin e pushtuar. Në njoftimin e ministrisë thuet se rreth 94.291 njerëz të tjerë ngelen të plagosur nga sulmet e vazhdueshme.

“Forcat izraelite vranë 33 persona dhe plagosën 67 të tjerë në tri ‘masakra’ të familjeve në 24 orët e fundit. Shumë njerëz janë ende të bllokuar nën rrënoja dhe në rrugë pasi ekipet e shpëtimit nuk janë në gjendje të arrijnë deri tek ta”, njoftuan nga ministria.

Duke shpërfillur rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që kërkon një armëpushim të menjëhershëm, Izraeli është përballur me dënimin ndërkombëtar në mes të ofensivës së tij brutale të vazhdueshme në Gaza që nga sulmi i 7 tetorit 2023 nga grupi palestinez Hamas.

Pothuajse 11 muaj pas luftës izraelite, pjesë të mëdha të Gazës qëndrojnë në gërmadha mes një bllokade gjymtuese të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve.

Izraeli përballet me akuza për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila ka urdhëruar ndalimin e operacioneve ushtarake në qytetin jugor të Rafahut, ku mbi një milion palestinezë kishin kërkuar strehim përpara se zona të pushtohej më 6 maj.

TRT Balkan / agjencitë