Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSh) Tedros Adhanom Ghebreyesus ka bërë thirrje të mërkurën për mbrojtjen e pacientëve dhe punonjësve shëndetësorë në spitalin Al-Awda në veri të Gazës, pas raportimeve se është nën rrethim të forcave izraelite që nga 19 maji.
"Më herët sot, Spitali Al-Awda në Gazan veriore raportohet se u pushtua," tha Tedros në X, duke vënë në dukje se gjithsej 140 persona të stafit të spitalit, pacientë dhe shoqërues të tyre ishin brenda në atë kohë.
Ai njoftoi se 12 personelë të spitalit, përfshirë drejtorin e spitalit, 14 pacientë dhe tetë shoqërues u urdhëruan të qëndrojnë prapa, ndërsa pjesa tjetër u detyrua të evakuoheshin.
“OBSh-ja bën thirrje urgjente për mbrojtjen e pacientëve, shoqëruesve dhe punonjësve shëndetësorë brenda spitalit dhe kalim të sigurt për evakuimin e tyre”, theksoi kreu i OBSh-së në postimin e tij.