OKB-ja: Ndërsa lufta vijon në Gaza, Bregu Perëndimor mbetet në hije       / Foto: AA

Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA) paralajmëroi të premten se, ndërsa lufta intensifikohet në Rripin e Gazës, një tjetër luftë "e pavërejtur" po shpaloset në Bregun Perëndimor.

"Operacionet ushtarake, shkatërrimi, kufizimet e lëvizjes dhe varfëria gjenerojnë frikë, pasiguri dhe ankth midis komuniteteve të refugjatëve palestinezë," shkroi Komisioneri i Përgjithshëm i agjencisë Philippe Lazzarini në X.

“Ndërsa një luftë shpërthen në Gaza, në Bregun Perëndimor një tjetër kalon pa u vënë re,” tha Lazzarini duke shtuar se "Në gjithë Bregun Perëndimor, historia përsëritet: frika, pasiguria dhe ankthi pushtojnë komunitetet."

Sipas tij, përshkallëzimet e mëtejshme do ta shtynin më larg mundësinë për një zgjidhje paqësore mes dy shtetesh.

TRT Balkan / agjencitë