OKB-ja: Të gjitha shtetet anëtare duhet të respektojnë Kartën e OKB-së       / Foto: AA

Ambasadori i Izraelit në Kombet e Bashkuara (OKB) Gilad Erdan grisi një kopje të Kartës së OKB-së në foltore gjatë debatit të sotëm në Asamblenë e Përgjithshme, pas së cilës u mbështet me shumicë dërrmuese një rezolutë për të rishqyrtuar kandidaturën e Palestinës për anëtarësim në organizimin dhe dhënien e të drejtave shtesë.

Kombet e Bashkuara e quajtën këtë akt “teatrale”, duke thënë se të gjithë anëtarët duhet të respektojnë Kartën e OKB-së.

Pas miratimit të rezolutës, zëvendëszëdhënësi i OKB-së, Farhan Haq, iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve për lëvizjen e ambasadorit izraelit në OKB.

“Ne nuk komentojmë teatrin që bëjnë ambasadorët në prezantimet e tyre”, tha Haq.

TRT Balkan / agjencitë