Palestina: Izraeli po përpiqet të krijojë kaos në Bregun Perëndimor.     /Foto: AA

Ministria e Jashtme e Palestinës njoftoi se qeveria izraelite vazhdon të rrisë shkeljet e saj për ta futur Bregun Perëndimor në spiralen e dhunës. Në komunikatën e MPJ-së palestineze thuhet se forcat izraelite dhe kolonët hebrenj vazhdojnë sulmet e tyre kundrejt palestinezëve në Kudsin Lindor dhe në Bregun Perëndimor.

Forcat izraelite kanë rritur krimet e tyre për prishjen e shtëpive që u përkasin palestinezëve në qytetin e Kudsit, kryesisht përreth Xhamisë Al-Aksa, thuhet në komunikatë dhe shtojnë se "Izraeli pushtues vazhdon të rrisë shkeljet e tij për ta futur Bregun Perëndimor në spiralen e dhunës".

Më tej, në njoftim theksohet se administrata e Tel Avivit po përpiqet të krijojë mjedis kaosi për të rritur projektet e tij të vendbanimeve në Bregun Perëndimor dhe se qeveria izraelite sfidon përpjekjet e treguara për qetësi në Bregun Perëndimor.

Ministria rikujtojnë se forcat izraelite me bastisjet që po kryejnë në Bregun Perëndimor kanë vrarë civilët dhe kanë frikësuar vazhdimisht njerëzit e pafajshëm, ndërsa kolonët hebrenj kanë grabitur tokat duke sulmuar palestinezët.

Gjithashtu, MPJ-ja palestineze thekson se komuniteti ndërkombëtar ka mbetur i paaftë të ndalë luftën e cila po arrin deri në krimet e gjenocidit, që po kryhet në Rripin e Gazës dhe se kjo po e inkurajon qeverinë e ekstremit të djathtë të Izraelit.

TRT Balkan / agjencitë