Eskalimi i dhunës nga kolonët izraelitë ilegalë në Bregun Perëndimor të okupuar dhe lufta e vazhdueshme në Gaza janë drejtpërdrejt të lidhura me mbështetjen amerikane për Izraelin, njoftoi sot Autoriteti Palestinez.
Zëdhënësi i Autoritetit Palestinez, Nabil Abu Rudeineh, në një deklaratë bëri thirrje për ndërhyrje urgjente ndërkombëtare për të parandaluar shkatërrime të mëtejshme të shkaktuara nga veprimet e Izraelit.
Ai theksoi se politikat e vazhdueshme të dënimit dhe qortimit janë dëshmuar të paefektshme në zgjidhjen e dhunës.
“Ky përshkallëzim izraelit i terrorizmit dhe sfidimi i ligjit ndërkombëtar është rezultat i drejtpërdrejtë i mbështetjes së palëkundur të Shteteve të Bashkuara”, tha Abu Rudeineh.
Ai theksoi se “terrorizmi izraelit dhe mbështetja amerikane” nuk do të sjellin siguri dhe stabilitet në rajon.