Palestinezët thirrje ShBA-së të parandalojë Izraelin për të sulmuar Rafahun       / Foto: AA

Autoriteti Palestinez (AP) njoftoi sot se ka nisur kontaktet intensive për të ndaluar planet izraelite për të pushtuar qytetin Rafah në jug të Rripit të Gazës.

Ushtria izraelite lëshoi ​​një urdhër urgjent mëngjesin e sotëm për evakuimin e palestinezëve në lagjet lindore të Rafah dhe u bëri thirrje atyre të zhvendosen në qytetin al-Mawasi në jug të Gazës.

Rreth 100.000 civilë palestinezë jetojnë në zonat që do të evakuohen, sipas Radios së Ushtrisë së Izraelit.

“I bëjmë thirrje administratës amerikane të ndërhyjë menjëherë për të parandaluar këtë masakër, e cila do të kishte pasoja të rënda”, thuhet në njoftimin e Autoritetit Palestinez.

Autoriteti Palestinez me seli në Ramallah tha gjithashtu se ishte në kontakt me palët rajonale dhe ndërkombëtare, veçanërisht ShBA-në, për të ndaluar pushtimin e Rafahut.

Rafah është shtëpia e më shumë se 1,5 milion palestinezëve të zhvendosur, të cilët u vendosën atje pasi u larguan nga shtëpitë e tyre gjatë sulmeve izraelite që kanë vazhduar që nga 7 tetori i vitit të kaluar.

TRT Balkan / agjencitë