Pentagoni mobilizon personel me 500 anëtarë për shuarjen e zjarreve / Photo: AA

Pentagoni ka mobilizuar 500 personel aktivë për të ndihmuar në operacionet e zjarrfikësve dhe operacionet e shpëtimit në Kaliforni, teksa zjarret vazhdojnë të shkatërrojnë shtetin.

Zëdhënësja e Pentagonit, Sabrina Singh, u tha gazetarëve se Departamenti i Mbrojtjes po përgatitet në mënyrë aktive për të ndihmuar, me mbi 600 Gardistët Kombëtarë të Kalifornisë të aktivizuar aktualisht, ndërsa më shumë personel pritet të mobilizohet në ditët në vijim.

Në mesin e personelit të mobilizuar përfshihen 200 policë ushtarakë për operacionet e sigurisë dhe 10 helikopterë të dedikuar për përpjekjet e zjarrfikësve dhe kërkim-shpëtimit, sipas Singh, e cila shtoi se numri i personelit ushtarak të përfshirë pritet të rritet.

Baza ajrore e Kalifornisë po shërben si një zonë organizimi për Agjencinë Federale të Menaxhimit të Emergjencave (FEMA), ndërsa oficeri koordinues i mbrojtjes është aktivizuar për të mbështetur në reagimin e përgjithshëm, siç njoftoi presidenti Joe Biden.

Më herët gjatë kësaj jave, Singh njoftoi se 10 helikopterë të Marinës, me pajisje për të bartur ujë, janë gjithashtu në gatishmëri për të ndihmuar në përpjekjet për shuarjen e zjarrit, sipas një marrëveshjeje afatgjate me Cal Fire. Këto njësi, të trajnuara dhe të certifikuara nga Cal Fire, janë të përgatitura për të ofruar mbështetje shtesë për shuarjen e zjarrit kur kërkohet nga Kalifornia dhe miratohet nga Sekretari i Mbrojtjes.

TRT Balkan / agjencitë