Pranga ish-guvernatorit të Deir ez-Zor në ShBA, akuzohet për krime të rënda / Photo: AA

Ish-guvernatori i Deir ez-Zor në Siri, Semir Osman Al-Sheikh u arrestua në Los Anxhelos, në ShBA, me akuzën për torturim dhe vrasje të kundërshtarëve politikë gjatë qëndrimit në vendin e tij.

Ndaj Sheikh-ut, i cili jeton në Los Anxhelos që nga viti 2020, u ngrit një kallëzim penal për dhënie të informacionit të rremë në një aplikim për marrjen e nënshtetësisë amerikane, raportoi "The New York Times" (NYT).

Sipas kallëzimit penal, ish-guvernatori i Deir ez-Zor, i cili drejtonte burgun Adra në kryeqytetin Damask, punonte si oficer policie, oficer inteligjence dhe gjeneral brigade. Ai bëri deklarata të rreme për torturimin e dikujt ose përfshirjen në një vrasje për shkak të bindjeve të tij politike.

Ai u arrestua më 10 korrik përpara se të udhëtonte nga Los Angeles për në Bejrut, Liban.

Në vitin 2017, gruaja e Sheikhut, e cila më parë ishte bërë shtetase amerikane, dorëzoi dokumentet e nevojshme që bashkëshorti i saj të bashkohej me të në Los Angeles, duke filluar procesin e marrjes së vizës emigruese.

Sheikh shkoi në Los Anxhelos në Mars 2020 dhe aplikoi për t'u bërë shtetas amerikan me kartën jeshile që mori.

Zyrtarët amerikanë besojnë se i arrestuari ka lidhje të ngushta me "udhëheqësin sirian Bashar al-Assad".

Midis 2005 dhe 2008, Sheikh drejtoi burgun Adra në kryeqytetin Damask, ku mbaheshin civilë të akuzuar për krime kundër kundërshtarëve politikë dhe protestuesve dhe civilëve të tjerë.

Shumë nga ish të burgosurit që thanë se ishin të uritur, të rrahur, të torturuar dhe të përdhunuar në burgun e Adras kaluan vite në pritje të gjyqit ose ndërruan jetë.

Sipas dëshmisë së zyrtarëve të Departamentit të Sigurisë Kombëtare të ShBA-së, pesë ish të arrestuar u thanë hetuesve amerikanë se Sheikh mbylli sytë ndaj abuzimit dhe torturës së tyre.

Rrjeti Sirian për të Drejtat e Njeriut (SNHR), i cili dokumenton shkeljet e të drejtave të civilëve, njoftoi se kishte ndarë me Departamentin e Drejtësisë të ShBA-së shkeljet më të rëndësishme të të drejtave të njeriut të kryera nga Sheikh gjatë detyrave të tij në Deir ez-Zor.

Thuhet se midis korrikut 2011 dhe dhjetorit 2013, forcat e regjimit vranë 3.933 civilë, duke përfshirë 312 fëmijë dhe 261 gra.

"Emërimi i tij nuk ishte arbitrar. Ai ishte gati të vriste, gjymtonte dhe terrorizonte njerëz dhe Assad e dinte se vetëm ai mund të ndalonte protestat", tha në një intervistë Amjad al-Sari, një aktivist sirian që dokumenton krimet e luftës.

Ziyad al-Kadem, i cili ka punuar në administratën bujqësore të Deir ez-Zor gjatë mandatit të tij, është një nga ata që kujtojnë pamëshirshmërinë e tij.

Duke folur për NYT, Kadem tha se si guvernator, Sheikh "urdhëroi që të hapej zjarr mbi protestuesit dhe mijëra civilë u zhdukën gjatë sundimit të tij".

TRT Balkan / agjencitë