Presidenti i përkohshëm i Sirisë do ta vizitojë Ankaranë me 4 shkurt                              Foto: AA

Presidenti i Tranzicionit të Republikës Arabo Siriane, Ahmed Shara, me ftesë të Presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan, do të zhvillojë një vizitë në Ankara të martën më 4 shkurt.

Gjatë takimeve që do të zhvillohen në Kompleksin Presidencial, do të diskutohen zhvillimet e fundit në Siri në të gjitha aspektet e tyre dhe do të vlerësohen hapat e përbashkët që do të ndërmerren nga të dyja vendet për rimëkëmbjen ekonomike, stabilitetin e qëndrueshëm dhe sigurinë në vend.

Bisedimet do të fokusohen gjithashtu në mbështetjen që mund t'i ofrohet administratës tranzitore dhe popullit sirian në platforma shumëpalëshe.

Sipas një deklarate të bërë nga kryediplomati turk, Hakan Fidan, nëpërmjet një postimi në X, marrëdhëniet Türkiye-Siri, të cilat u rivendosën pasi Siria rifitoi lirinë, do të forcohen dhe do të marrin dimension me vizitën e Ahmed Shara dhe delegacionit të tij.

TRT Balkan / agjencitë