Rafah, 6 të vdekur në sulmin e Izraelit       / Foto: AA

Të paktën gjashtë palestinezë përfshirë një foshnje dhe një fëmijë kanë humbur jetën në sulmet që ushtria izraelite kreu ndaj qytetit Rafah në jug të Rripit të Gazës.

Burimet shëndetësore në një deklaratë për Anadolu thanë se "Trupat e pajetë të gjashtë palestinezëve, përfshirë një foshnjë dhe një fëmijë si dhe shumë të plagosur u sollën në spitalin Abu Yousef Al-Najjar në lindje të Rafah".

Sipas informacioneve të siguruara nga burimet lokale, thuhet se avionët luftarakë izraelitë bombarduan shtëpinë e familjes "Kashta" në bulevardin George që ndodhet përballë xhamisë Harun Rashid në lindje të qytetit Rafah.

Ushtria izraelite shënjestroi gjithashtu edhe lagjen Al-Salam në lindje si dhe në rajonin Khribat al-Adas në veri të Rafah ku janë strehuar palestinezët e zhvendosur në Rripin e Gazës.

Avionët luftarakë të Izraelit bombarduan zonën përreth shkollës al Akkad në Khribat al-Adas.

TRT Balkan / agjencitë