Regjistrohen 1.302 sulme raciste për një vit në Austri / Photo: AA

Në vitin 2023, në Austri u regjistruan 1.302 sulme raciste, dhe 58 për qind e tyre ndodhën në platformat e internetit.

Veprimi kundër Racizmit dhe Reagimi Civil (ZARA), një OJQ që ka regjistruar sulme raciste në vend për më shumë se 20 vjet, ka publikuar "Raportin e racizmit 2023".

Sipas raportit, vitin e kaluar janë regjistruar 1.302 sulme raciste dhe 58 për qind e tyre janë parë në “platforma digjitale”.

Rreth 42 për qind e sulmeve janë regjistruar në fusha të ndryshme të jetës shoqërore.

“Interneti” ishte vendi ku pati sulmet më raciste, gjithsej 758 raste.

Vendi i dytë ku pati sulme raciste ishin hapësirat publike, gjithsej 16 për qind.

Menaxherja e ZARA-s, Rita Isiba theksoi se shumica e individëve që iu nënshtruan sulmeve raciste nuk u ankuan për këtë, kështu që të dhënat e padukshme janë shumë më tepër sesa ato që shihen.

Isiba shtoi se racizmi nuk është problem individual, por social dhe se politikanët duhet të marrin masat e duhura.

AA