Rreth 70 për qind e amerikanëve mendojnë se presidenti amerikan Joe Biden nuk duhet të kandidojë për rizgjedhje në vitin 2024, zbuloi një sondazh i ri.
Anketa Ekonomike e CNBC All-America zbuloi se 57 për qind e demokratëve thonë se Biden nuk duhet të kandidojë për postin së bashku me 86 për qind të republikanëve dhe 66 për qind të të pavarurve.
Miratimi i përgjithshëm i presidentit ra në 41 nga 46 për qind në sondazhin e tetorit, me mosmiratimin e tij që u rrit në 54 nga 50 për qind.
Vetëm 14 për qind e të anketuarve menduan se ekonomia është "e mirë ose e shkëlqyer" dhe vlerësimi i miratimit të Biden për ekonominë ra nga 40 në 38 për qind, sipas sondazhit.
Anketa po ashtu zbuloit se61 për qind e publikut mendojnë se ish-presidenti Donald Trump nuk duhet të kërkojë presidencën. Nga të anketuarit, 88 për qind ishin demokratë, 37 republikanë dhe 61 për qind ishin të pavarur.
12 Dhj 2022
Rikandidimin e Biden-it për president nuk e duan rreth 70 % të amerikanëve
Mbështetur në anketën e CNBC All-America Economic Survey, 61 për qind e amerikanëve janë po ashtu kundër që ish-presidenti Trump të kandidoj për postin e presidentit të ShBA-së.
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Kryeprokurori i GjNP-së bën thirrje që të zbatohen urdhërarrestet
GjNP-ja nuk ka autoritet për të zbatuar mandatin e saj, por, teknikisht, secili nga 124 shtetet palë në Statutin e Romës duhet ta arrestojë kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, ish-ministrin Galant dhe kreun e Hamasit, Mohamed Deif.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore