Rritet në 34.488 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza / Photo: AA

Rritet në 34.488 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet që ushtria izraelite ka ndërmarrë nga 7 tetori 2023 në Rripin e Gazës. Në një deklaratë nga Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza, informohet lidhur me sulmet që Izraeli vazhdon prej 206 ditësh ndaj Rripit të Gazës.

Në sulmet e 24 orëve të fundit ndaj Rripit të Gazës, kanë humbur jetën 34 palestinezë ndërsa 68 të tjerë janë plagosur.

Nga 7 tetori e deri më tani numri i personave që kanë humbur jetën ka arritur në 34.488, ndërsa i të plagosurve në 77.643.

Gjithashtu, në deklaratë thuhet se nën rrënoja dhe përreth rrugëve ende ka kufoma të të vrarëve dhe se ekipet shëndetësore dhe të Mbrojtjes Civile nuk kanë mundur të mbërrijnë te trupat për shkak se pengohen nga forcat izraelite.

AA