Rritet në 38.345 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite / Photo: AA

Është rritur në 38.345 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e ushtrisë izraelite që nga 7 tetori i vitit 2023 në Rripin e Gazës.

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza informohet lidhur me sulmet që Izraeli vazhdon prej 279 ditësh ndaj Rripit të Gazës.

Në sulmet që ushtria izraelite ka kryer në 24 orët e fundit ndaj zonave të ndryshme të Gazës janë kryer 2 "masakra", ndërsa në këto sulme janë vrarë 50 palestinezë, dhe 54 të tjerë janë plagosur.

Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 e deri më tani numri i palestinezëve të vrarë ka arritur në 38.345, ndërsa i të plagosurve në 88.295.

Bombardimet e ushtrisë izraelite që vazhdojnë në rajone të ndryshme të Rripit të Gazës kanë shkaktuar shkatërrim të madh.

Gjithashtu, në deklaratë thuhet se nën rrënoja dhe përreth rrugëve ende ka kufoma të të vrarëve, ndërsa ekipet shëndetësore dhe të Mbrojtjes Civile nuk kanë mundur të mbërrijnë tek trupat për shkak të pengesave nga forcat izraelite.

AA