Rusia i ofron Ukrainës shkëmbimin e 630 pengjeve të luftës        / Foto: AA

Rusia i ka ofruar Ukrainës të shkëmbejë menjëherë 640 pengje lufte dhe të fillojë negociatat për shkëmbime shtesë, pasi aktualisht Moska po përgatitetet për shkëmbime të ardhshme.

“Ne jemi gati të shkëmbejmë një personel ushtarak prej 630 personash dhe gjithashtu po përgatitemi për shkëmbime të ardhshme”, tha Maria Zakharova në një konferencë për media në Moskë, zëdhënëse e Ministrisë së Punëve të Jashtme e Rusisë, duke theksuar dëshirën e Rusisë për një dialog konstruktiv me Kievin mbi të burgosurit.

Rusia dhe Ukraina kanë kryer shumë shkëmbime të burgosurish që nga fillimi i luftës mes dy vendeve më 24 shkurt të vitit 2022.

Shkëmbimi i fundit midis Moskës dhe Kievit u realizua në mes të muajit tetor, kur të dyja vendet shkëmbyen nga 95 të burgosur secila.

Ndërkohë, Zyra Ruse e Avokatit të Popullit për Fëmijët tha se Katari lehtësoi kthimin e dy fëmijëve rusë të marrë nga një zonë luftimi në Ukrainë.

Fëmijët u ribashkuan me familjet e tyre në Ambasadën e Katarit në Moskë, me praninë e ambasadorit të vendit, Ahmed bin Nasser Al Thani, dhe një përfaqësuesi nga Komisioneri Presidencial Rus për të Drejtat e Fëmijëve.

"Jam shumë i lumtur që prita sot në ambasadë dy fëmijë dhe familjet e tyre. Katari gjithmonë i ka kushtuar vëmendje të madhe punës humanitare, garantimit të të drejtave të njeriut dhe sigurimit të të drejtave të fëmijëve", tha ambasadori i Katarit.

Sipas tij, diplomatët e Katarit janë udhëzuar nga udhëheqja e vendit që të vazhdojnë të ndihmojnë Rusinë dhe Ukrainën në ribashkimin e fëmijëve me familjet e tyre.

“Shpresojmë që çdo fëmijë të jetë në gjendje të kthehet në shtëpi, si në Rusi ashtu edhe në Ukrainë”, tha ai.

TRT Balkan / agjencitë