Rusia: Perëndimi po nxit Ukrainën që të vijojë luftën / Photo: AA

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, u shpreh se vendet perëndimore po nxisin Ukrainën që të vazhdojë luftën.

Peskov, në një deklaratë për gazetarët në Moskë, reagoi për qasjen e ShBA-së dhe vendeve evropiane.

Sipas tij, vendet anëtare të NATO-s, kryesisht ShBA-ja dhe vendet e tjera të Evropës, ditët e fundit janë drejtuar në tendencën për rritjen e tensioneve.

“Këtë e bëjnë me vetëdije. Jepen shumë deklarata me përmbajte ushtarake. Kjo nuk është asgjë tjetër veçse nxitje e një niveli të ri të tensioneve", tha Peskov.

Zëdhënësi i Kremlinit deklaroi gjithashtu se këto vende po bëjnë çdo gjë të mundshme për të nxitur Ukrainën që të vazhdojë luftën, duke shtuar se “Kjo do të ketë pasoja".

Peskov thotë se "kjo do të shkaktojë dëm të madh ndaj interesave të vendeve që zgjedhin të rrisin tensionet".

Ai theksoi se presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin, është përgatitur për të zhvilluar vizitën në Korenë e Veriut.

AA