Sekretari amerikan Blinken për vizitë surprizë në Kiev / Foto: Reuters

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken vizitoi Kievin të mërkurën në një gjest mbështetjeje për Ukrainën, ndërsa kundërofensiva e saj tremujore kundër forcave ruse po vazhdon me vetëm përfitime të vogla.

Një zyrtar i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, në një intervistë për shtypin amerikan, tha se gjatë vizitës së Blinkenit pritet të deklarohet ndihma e re prej më shumë se 1 miliard dollarësh për Ukrainën.

Blinken, zyrtari i parë i lartë amerikan që viziton Kievin që nga fillimi i kundërofenzivës në fillim të qershorit, filloi vizitën me takim me ministrin e Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba.

"Ne duam të sigurohemi që Ukraina të ketë atë që i nevojitet, jo vetëm për të pasur sukses në kundërsulm, por edhe për një afat të gjatë," tha Blinken duke qëndruar përkrah Kulebas.

Blinken pritet të qëndrojë në Ukrainë dy ditë dhe të takojë edhe presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyyn.

TRT Balkan / agjencitë