ShBA, çdo e pesta femër në shkollat ushtarake viktimë e sulmeve seksuale / Foto: AP - Arkiv

Një në çdo 5 studente është sulmuar seksualisht në shkollat ​​ushtarake në ShBA gjatë periudhës arsimore 2021-2022.

Departamenti i Mbrojtjes së ShBA-së, Pentagoni, ka bërë një raport për rastet e sulmeve seksuale në shkollat ​​për forcat tokësore, detare dhe ajrore në periudhën arsimore 2021-2022.

Ndërsa komanda e ushtrisë ka qenë nën kritika të rënda për ngacmime në vitet e mëparshme, raporti zbulon bilancin e sulmeve seksuale dhe ngacmimeve në vitin e kaluar.

Raporti tregon se një në çdo 5 studente në shkollat ​​ushtarake ishte viktimë e sulmeve seksuale, që është rritje për 18 për qind krahasuar me vitin e kaluar akademik.

Në raport, i cili përfshin rezultatet e sondazhit ku studentë ushtarakë morën pjesë pa shkruar emrat e tyre, theksohej se kishte rritje të "të gjitha llojeve të sulmeve seksuale" nga ngacmimet deri te përdhunimet dhe se alkooli ishte shkaku më i madhi i të gjitha këtyre sulmeve.

Më tej thuhet se rastet e sulmeve seksuale u rritën më së shumti në shkollat ​​e marinës ku gjithsej 155 studente u sulmuan seksualisht.

AA