Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) kanë njoftuar se javën e ardhshme do të hiqet detyrimi i vaksinës kundër COVID-19 për pasagjerët ndërkombëtarë që udhëtojnë me avion.
Në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë, thuhet se vendimi për vaksinimin e detyrueshëm për shkak të epidemisë së COVID-19, i cili u miratua në vitin 2021, do të skadojë më 11 maj për punonjësit federalë dhe pasagjerët ndërkombëtarë që udhëtojnë me transportues ajror.
Departamenti i Shëndetësisë dhe i Shërbimeve Njerëzore (HHS) dhe Departamenti i Sigurisë Kombëtare (DHS) kanë nisur gjithashtu procesin e heqjes së detyrimit për të vaksinuar në shkolla, objekte të kujdesit shëndetësor dhe për shtetasit joamerikanë që kalojnë kufijtë tokësorë. Autoritet amerikane kanë njoftuar se informacione shtesë do të publikohen në ditët në vijim.
Presidenti amerikan Joe Biden nënshkroi ligjin për shfuqizimin e "Deklaratës së Emergjencës" më 11 prill, por Gjykata e Lartë e ShBA-së vendosi t'i japë fund këtij procesi më 11 maj.