ShBA-ja i dërgon Ukrainës paket të ri ndihme ushtarake prej 425 milionësh           / Foto: AA

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) njoftuan se do të ofrojnë për Ukrainën një ndihmë të re mbrojtëse prej 425 milionë dollarësh (rreth 393 milionë euro), e cila përfshin armë dhe pajisje të nevojshme urgjente për luftën kundër Rusisë.

Në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme thuhet se administrata e Joe Biden vazhdon të ofrojë ndihmë shtesë për mbrojtjen e Ukrainës.

Thuhet se paketa e re mbrojtëse, që përfshin shumë mjete të blinduara, municione dhe pajisje mjekësore, si dhe armë të nevojshme urgjente për nevojat mbrojtëse në luftën e Ukrainës me Rusinë, ka vlerën prej 425 milionë dollarësh.

Paketë e re e ndihmës përfshin pajisje si raketa dhe sisteme të mbrojtjes ajrore, municione ajër-tokë, sisteme shtesë artilerie, granata dore dhe raketa Stinger.

Në deklaratë është theksuar se kjo paketë është një tregues i vendosmërisë për ta rritur ndihmën për Ukrainën për mbrojtjen nga agresioni rus përmes Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës (UDCG), që përfshin rreth 50 vende.

TRT Balkan / agjencitë