ShBA-ja shqyrton akuzat se Koreja e Veriut ka dërguar trupa për Rusinë / Photo: AA

Në konferencën për media, zëdhënësi i Pentagonit, Patrick Ryder, tha se ata ishin në dijeni të pretendimeve se Pheniani ka dërguar trupa në Ukrainë për të mbështetur Rusinë, por ende nuk mund t'i konfirmojnë këto pohime.

Ryder njoftoi se janë duke shqyrtuar akuzat dhe do të vazhdojnë ta ndjekin çështjen nga afër.

"Nëse pretendimet janë të vërteta, kjo tregon se bashkëpunimi midis Rusisë dhe Koresë së Veriut po përparon. Kjo gjithashtu zbulon situatën e rëndë në të cilën ndodhet Rusia në kushtet e forcave të saj në fushën e betejës", tha ai.

Akuzat u hodhën nga Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, pas takimeve të tij me liderët e Bashkimit Evropian (BE) në Bruksel, i cili deklaroi se Rusia po përgatitej të dërgonte rreth 10 mijë ushtarë të Koresë së Veriut në fushën e betejës.


AA