ShBA: Temperaturat rekord deri në 43,3 gradë në qytetet e mëdha /        Foto: AA

Miliona amerikanë po përballen me temperatura të larta pasi një valë rekord e të nxehtit po përhapet drejt lindjes, duke kërcënuar qytetet kryesore me temperatura edhe më të larta të ajrit.

Vala e të nxehtit që përfshiu perëndimin e ShBA-së javën e kaluar tani po përhapet në rajonet qendrore dhe lindore, duke sjellë me vete një sërë rreziqesh shëndetësore dhe sfida të infrastrukturës, sipas USA Today.

Ndërsa temperaturat rriten, meteorologët dhe zyrtarët shëndetësorë po paralajmërojnë për kushte potencialisht vdekjeprurëse me të cilat përballen miliona amerikanë.

"Një valë e gjerë e të nxehtit nga rrafshnalta në bregun lindor do të vazhdojë gjatë ditëve në vijim, duke u bërë veçanërisht intensive për shumë qendra urbane në juglindje, luginën e Ohajos dhe përgjatë bregut lindor", raportoi USA Today, duke cituar Shërbimin Kombëtar të Motit.

Të paktën 30 milionë njerëz pritet të përballen me temperatura rreth 37,8 gradë Celsius ose më të larta, sipas AccuWeather.

Megjithatë, parashikimet thonë se temperatura e ajrit do të shkojë nga 40,6 në 43,3 gradë Celsius në shumë zona. Këto kushte ekstreme përkeqësohen nga nivelet e larta të lagështisë, duke krijuar një mjedis të rrezikshëm, veçanërisht për popullatat vulnerabël.

Këto kushte do të jenë "të rrezikshme dhe potencialisht fatale" për ata që nuk kanë akses adekuat deri te fresikimi dhe hidratimit efektiv, paralajmëroi shërbimi i motit.

Rreziku është veçanërisht i lartë në zonat urbane në të gjithë Juglindjen, Luginën e Ohajos dhe Bregun Lindor, ku nxehtësia pritet të jetë më intensive.

Vala e të nxehtit tashmë është lidhur me të paktën 30 vdekje në Perëndim dhe shqetësimet po rriten ndërsa përhapet drejt lindjes.

Temperaturat gjatë natës ofrojnë lehtësim nga vapa e ditës.

AA