Shtëpia e Bardhë deklaroi në një dosje gjyqësore se Elon Musk shërben si këshilltar i lartë i presidentit amerikan Donald Trump, jo si punonjës i Departamentit të Efikasitetit të Qeverisë (DOGE) dhe se ai nuk ka autoritet vendimmarrës atje.
Në dokumentin e nënshkruar nga Joshua Fisher, drejtor i Zyrës së Administratës së Shtëpisë së Bardhë, thuhet se Musk mban pozicionin e "këshilltarit të lartë të presidentit" dhe shpjegon:
“Ashtu si këshilltarët e tjerë të lartë të Shtëpisë së Bardhë, Musk nuk ka asnjë autoritet të vërtetë apo zyrtar për të marrë vendime qeveritare vetë”.
Fisher theksoi se Musk nuk është punonjës i shërbimit DOGE të ShBA-së ose organizatës së tij të përkohshme, duke sqaruar:
"Z. Musk nuk është një administrator i shërbimit DOGE të ShBA-së."
Dokumenti i Fisher iu dorëzua gjykatëses së qarkut të ShBA-së, Tanya Chutkan, e cila po shqyrton një sfidë ligjore nga prokurorët e përgjithshëm të shtetit demokrat, që synon ta parandalojë Musk dhe bashkëpunëtorët e tij DOGE që të ndikojnë në qeverinë federale.
Presidenti Donald Trump e ka emëruar Muskun, i cili nuk ka përvojë në shërbimin civil apo administratë, për të udhëhequr DOGE - një grup pune që synon t'i optimizojë operacionet federale dhe t'i reduktojë shpenzimet e panevojshme.