Grupet e armatosura që kundërshtojnë regjimin e presidentit sirian Bashar al-Assad morën kontrollin e pjesës më të madhe të qendrës së qytetit të Aleppos.
Grupet, të cilat hynë në qendër të qytetit të Aleppos të premten, morën kontrollin e shumë lagjeve në zonë.
Duke arritur në sheshin Sadallah al-Jabiri, një vendndodhje qendrore në qytet, grupet përparuan më tej, duke marrë nën kontroll një pjesë të konsiderueshme të Aleppos.
Në një periudhë të shkurtër, forcat opozitare pushtuan gjithashtu zyrën e guvernatorit, selinë e policisë dhe kalanë e Aleppos, një pikë referimi simbolike e qytetit.
Pas kapjes së aeroportit ushtarak Abu al-Duhur, grupet e armatosura konfiskuan municione dhe automjete ushtarake të lëna pas nga forcat e regjimit.
Grupet vendosën një shtetrrethim gjatë natës në qytet dhe kryen spastrime sigurie në lagjet nën kontrollin e tyre.
Në orët e mbrëmjes ata hynë në godinat e përdorura nga regjimi si qendra paraburgimi, duke liruar dhjetëra persona, mes të cilëve edhe të burgosur politikë.
Përleshjet filluan të mërkurën në fshatin perëndimor të Alepos.
Më 27-28 nëntor, grupet kundër regjimit përparuan me shpejtësi nga fshati perëndimor i Aleppos drejt qendrës, duke pushtuar zona të shumta në fshatrat e Idlibit në ditën e dytë të përleshjeve.
Të premten, grupet kishin hyrë në qendër të qytetit të Aleppos dhe arritën në rrethet qendrore deri në mbrëmje.