Ministria e Jashtme e administratës së re siriane i ka kërkuar SHBA-së që të heqë plotësisht sanksionet kundër vendit për garantimin e stabilitetit dhe prosperitetit në vend.
Sipas Agjencisë Siriane të Lajmeve (SANA), Ministria e Jashtme e administratës së re bëri një deklaratë për lehtësimin e sanksioneve amerikane ndaj Sirisë.
Në deklaratë thuhet se sanksionet e humbën vlefshmërinë e tyre me përmbysjen e regjimit të Bashar al-Asadit dhe se tani ato ndikojnë negativisht ndaj popullit sirian.
Gjithashtu në deklaratë bëhet thirrje për heqjen e plotë të këtyre sanksioneve për garantimin e stabilitetit dhe prosperitetit në Siri.
Administrata e re përshëndet përjashtimin gjashtëmujor të SHBA-së që lejon lëvizje të caktuara për energjinë dhe dërgesave me qëllimin për të lehtësuar dërgimin e ndihmës humanitare në vend.
Departamenti i Thesarit të SHBA-së njoftoi se me qëllimin për të lehtësuar dërgimin e ndihmave humanitare në Siri është siguruar një përjashtim gjashtëmujor i cili krahas veprimeve të kryera me institucionet qeveritare lejon edhe veprime të caktuara për energjinë dhe dërgesave.
Deri më 7 korrik krahas transaksioneve me institucionet administrative në Siri me licencë të lëshuar nga Zyra e Kontrollit të Pasurive të Huaja (OFAC), janë lejuar lëvizjet e parave personale jotregtare, përfshirë transaksionet e bëra përmes Bankës Qendrore të Sirisë si dhe aktivitetet që synojnë mbështetjen e shitjes, furnizimit, magazinimit ose dhurimit të naftës, produkteve të naftës, gazit natyror dhe energjisë, përfshirë energjinë elektrike ndaj vendit ose brenda tij.