Situata në Lindjen e Mesme, Scholz telefonon Netanyahun n /    Foto: AA Arkiv

Kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz zhvilloi bisedë telefonike me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu.

Në një deklaratë nga zëdhënësi i qeverisë gjermane, Wolfgang Bücher, bëhet e ditur se kancelari Scholz dhe kryeministri Netanyahu shkëmbyen pikëpamjet lidhur me situatën në Lindjen e Mesme dhe perspektivën për të ardhmen.

Në bisedën telefonike mes dy kryeministrave u diskutua lirimi i të gjitha pengjeve nga Hamasi dhe përpjekjet lidhur me armëpushimin. Po ashtu, u bisedua edhe përmirësimi i mëtejshëm i ndihmës humanitare në Rripin e Gazës.

AA