Spanja: Sulmet e Izraelit ndaj Libanit nxisin "rrezikun e luftës rajonale"        / Foto: AA

Ministri i Jashtëm i Spanjës, Jose Manuel Albares ka deklaruar se sulmet që Izraeli ka nisur në jug të Libanit po rrisin në shkallën më të lartë rrezikun e një lufte rajonale.

Në një deklaratë për radion spanjolle "CadenaSer", Albares tha: "Ndodhemi në një periudhë ku tensionet janë në nivelin më të lartë që nga dita kur filloi lufta në Gaza.

Sipas tij, ky konflikt i drejtpërdrejtë mes Izraelit dhe Hezbollahut, ka arritur në një pikë për të cilën është paralajmëruar kohë më parë.

"Është e mundur që lufta të zgjerohet deri në Liban dhe që ajo të shndërrohet në një luftë rajonale që mund të shkaktojë pasoja shumë serioze. Rreziku i luftës rajonale për të cilën kemi paralajmëruar që në fillim është në nivelin më të lartë", tha ai.

Ministri spanjoll theksoi se brenda një aftai të shkurtër kohor duhet të sigurohet armëpushim në Gaza, duke shtuar se "Më pas duhet të mbërrijnë pa asnjë pengesë ndihmat humanitare. Duhet të krijohet një mjedis ku mund të ndërtohet dialog mes izraelitëve dhe palestinezëve. Në fund të rrugës duhet të ketë një shtet palestinez i cili duhet të jetojë së bashku në fqinjësi të mirë me shtetin izraelit".

Albares potencoi se objektivi dhe punimet e Izraelit janë të ngritura mbi bazën se "paqja do të vijë një ditë" dhe shumë vende të Evropës e ndajnë këtë.

"Të gjithë e dinë se cila është formula. Ajo që mungon tani është vullneti politik dhe guximi për ta zbatuar atë", tha ai.

TRT Balkan / agjencitë